Zemra e Gerti Bogdanit ndaloi së rrahuri mesditën e 18 tetorit të vitit që lamë pas. Lajmi për humbjen e papritur të Gertit, tronditi jo vetëm familjen e tij, por të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin si njeriun e mirë dhe profesionistin i cili gjatë gjithë karrierës nuk shkeli në asnjë moment parimet e tij.

Për familjarët, bashkëshorten, Edlira Çepanin dhe fëmijët e tyre, humbja e tij la një boshllëk të thellë i cili nuk do të mbushet asnjëherë.

E teksa muajt po kalojnë njëri pas tjetrit dhimbja është e freskët në shtëpinë dhe zemrën e Edlirës. Së fundmi ajo erdhi me një rrëfim mjaft prekës për Gertin, babain e fëmijëve të saj dhe njeriun që e dashuroi “çmendurisht” që kur ishin në sallat e auditorëve.

Në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar se si ua dha lajmin e trishtë dy fëmijëve të tyre, moment të cilin e ka përshkruar si më të vështirin e jetës së saj.

 “Ishte një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është se ata janë rritur në një familje që i ka dhënë aq shumë dashuri. Me një baba…me dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri që e kanë të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një mungesë kaq e madhe nuk do të plotësohet kurrë.  Janë fryti më i bukur i dashurisë tonë, dhe unë sa herë shoh fëmijët në sy, unë aty shoh Gertin. Kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre”, tha Çepani, në emisionin Rudina.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *