Xheneta ka publikuar disa biseda telefonike me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni te ‘BBVK’, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime. Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës. Madje, ai shprehet se nuk ka më interes për Sara Kolamin.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët:

“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e Drilonit pas përfundimit të spektaklit.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *