Loredana Zefi ka ndezur rrjetin sërish! Këtë herë, jo vetëm me muzikën e saj por me një lajm që po qarkullon me shpejtësi marramendëse: a është këngëtarja në pritje të një fëmije me Karim Adeyemi?

Në klipin e saj më të ri, ku shihet në krah të futbollistit të njohur, vëmendjen nuk e mori as muzika, as skenografia, por… barku i saj i rrumbullakosur. Në çdo sekuencë, Loredana shfaqet me një siluetë që ka bërë fansat të mendojnë: “A është kjo një mënyrë elegante për të lajmëruar shtatzëninë?”

Por kjo nuk është e gjitha. Superylli e “vulosi” dyshimin përmes një Instastory, ku ndau një foto të disa palë këpucëve për beba.Loredana mbante në dorë një palë atlete të bardha me blu, që shumë ndjekës e lexuan si një shenjë e qartë se ajo po pret një djalë.

Asnjë konfirmim zyrtar nuk ka ardhur ende nga çifti, ndërsa rrjetet sociale po “zien”.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *