Marrëdhënia mes Livia Brungës dhe Rozana Radit në shtëpinë e Big Brother Vip ka qenë shumë e mirë. Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.
Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën. Së fundmi, Livia përmes një story në Instagram ka zbuluar se ndodhet në shtëpinë e Rozanës, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon edhe jashtë Big Brother.