Besar Kelmendi është fituesi i edicionit të katërt të Big Brother Vip Albania.
Këngëtari nga Peja hyri në shtëpi në 8 janar, rreth 18 ditë më vonë pasi show kishte nisur zyrtarisht.
Ai u fut në shtëpi 24 orë pas eliminimit nga Big Brother Vip Kosova 2, për të cilën ka folur gjithmonë me rezerva.
Që prej ditëve të para të tij brenda shtëpisë, ai u bë protagonist me lojërat e ndryshme, humorin dhe provokimet e tij, duke shkaktuar edhe disa dalje të menjëhershme me zarf të zi.
Ai është përballur me dhjetëra polemika brenda shtëpisë, me histori dashurie dhe me dhunë nga dy banorë, ku rasti më flagrant ka qenë shpulla e Jozit ndaj tij, të shtunën e kaluar, duke shkaktuar shpërthim në rrjet.
Gjesti është banori i parë nga Kosova, që ka fituar një edicion të Big Brother Vip Albania.