Prime i sotëm i ‘BBVA’ ka nisur në një mënyrë tepër të pazakontë, me Ledion Liçon që u fut në shtëpi. Ai i dha një lajm të trishtë G Banit, babai i së cilit ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër.G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.

“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka. Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”,  ishte komunikimi i Ledion Liços.

G Bani do të niset menjëherë drejt Anglisë, për t’i qëndruar pranë babait të tij dhe familjes.

Ky komunikim i ka lënë dhe banorët e tjerë të prekur dhe ata nxituan ta përshëndesnin banorin, duke i uruar shërim sa më të shpejtë për babain e tij.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *