Disa teori konspirative po qarkullojnë në lidhje me arratisjen e Gjestit nga shtëpia e Big Brother Vip. Në fillim u aludua, se arsyeja ishte Egli, por një teori e re konspirative po përpiqet të hedhë dritë mbi ngjarjen që shqetësoi ndjekësit e BBV. Sipas aludimeve, ka qenë G-Bani, i cili ka provokuar këngëtarin, duke e bërë këtë të fundit të ndërmarrë vendimin ekstrem. Pretendohet se Gjesti gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Vip Kosova ka pasur episode jo të mira me thikat, momente këto që janë fshehur nga produksioni.
G-Bani teksa bisedonte me Gertë ka treguar për episodin e ndodhur me thikat dhe gotat në shtëpinë e Big Brother Vip Kosva, ndërkohë që Gjesti ishte gjithashtu i pranishëm.
Gerta më pas ka pyetur Gjestin nësë janë në kuzhinë thikat e tyre. Pas kësaj bisede Gjesti ka marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga muri i shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Po kush e informoj G Banin për situatën e tensionuar të Gjestit në Big Brother Vip Kosova? A ishte kjo një hakmarrje nga ana e Xhenetës për këngëtarin duke zbuluar ngjarje të cilat produksioni nuk i ka trasmetuar për publikun?
Kujtojmë se G Bani u takua me Xhenetën përpara rihyrjes në shtëpi.
Këtë teori për një sherr në Big Brother Vip Kosova ku përmenden thika dhe thyrje gotash e ka përforcuar dhe ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Vullnet Krasniqi përmes në statusi në rrjetin social X. Vullneti shkruan që për episodin e ndodhur në BBVK kanë qenë në djeni disa bonorë të i cilët kanë tentuar të marrin informacion nga Vëllai i Madh.
