Këngëtarja Egli Tako duket se e ka gati klipin e këngës së re që pritet të publikojë në ditët në vijim.
Këtë herë, duket se ish-banorja e BBVA4 do të vijë me një këngë solo.
Xhirimet e klipit të ri janë në përfundim dhe artistja nuk ka ngurruar të postojë një foto tepër sensuale me fansat e saj pak ditë përpara lançimit të këngës së re.
Kësaj radhe po vjen me një këngë solo. Xhirimet e klipit gati janë përfunduar ndërsa tani artistja ka vendosur të ndaj pamje.
Në “Instastory” ajo shpërndau një foto sensuale dhe shkroi “Pamje paraprake nga xhirimet e sotme”.