Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, ndodhen me pushime në Amalfi, Itali. Paparaci ka arritur që të fotografojë çiftin teksa shijon detin.
29-vjeçarja dhe 35-vjeçari nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa ndanë edhe puthje pasionante nën rrezet e diellit.
Siç vihet re edhe nga fotografitë, ylli i muzikës tregoi trupin e saj të tonifikuar me një bikini bardh e zi me pika, ndërsa flokët e saj të gjata ishin të lagura nga uji kristalin për t’u freskuar.
Nga ana tjetër, Callum shfaqi trupin e tij sportiv, ndërsa kishte veshur një palë rrobe banje ngjyrë portokalli të ndezur.