Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “N’krejt debat” ku foli për “BBV”, se kush ka humbur e kush ka fituar më shumë nga ai. Arjola ka folur për ndikimin që ky format pati te këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila krijoi një lidhje dashurie me Donald Veshajn.

“Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën. E gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë.

Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresiv. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *