Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës.Një auto-veturë raportohet se ka përplasur 2 monopatina, ku tre të mitur janë shtruar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bëhet e ditur se tre të mioturit e plagosur në aksidentin ndodhen në monitorim mjekësor. Dy prej tyre, 11-vjeçari me iniciale O.A dhe 9-vjeçari me inicale E.S ndodhen në gjendje stabël.
Ndërkohë i mituri i tretë i plagosur, J.N është në gjendjen të rëndë shëndetësore. Nga pamjet e publikuara shihet që njëra prej monopatinave ku lëviznin fëmijët ndodhet poshtë gomave të makinës, ndërsa tjera pak metra larg automjetit. Gjithashtu në vendngjarje shihen shapkat e fëmijëve të përplasur në mes të rrugës.