Debati i ndezur rreth koncertit të Kanye West në Tiranë vijon të prodhojë reagime të forta.

Pas deklaratës së Enxhi Nasufit, e cila kritikoi ashpër organizimin e koncertit dhe pjesëmarrësit, ka ardhur edhe reagimi i ministrit Blendi Gonxhja.

Në seksionin e komenteve të postimit të publikuar nga ZoneVip, ministri iu drejtua Nasufit me tone të ashpra, duke e cilësuar atë “hipokrite dhe të cekët”. Në reagimin e tij, Gonxhja mbrojti organizimin e koncertit, duke e konsideruar atë një sukses për Shqipërinë, ndërsa theksoi se eventi solli mijëra vizitorë të huaj dhe promovoi vendin në arenën ndërkombëtare.

Komenti i ministrit ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke i dhënë një tjetër dimension debatit që ka përfshirë opinionin publik pas koncertit të Kanye West në Tiranë.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *