Kevin dhe Anna, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshimet kanë lindur pas një vëzhgimi në rrjetet e tyre sociale, ku vihet re se çifti ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta nga profilet respektive. Jo vetëm kaq, por ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një ndarje.
Deri në këto momente, as Kevin dhe as Anna nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat që po qarkullojnë. Megjithatë, veprimet e tyre në rrjetet sociale kanë ngjallur interes dhe kanë bërë që ndjekësit të aludojnë se historia e tyre e dashurisë ka marrë fund.