Reality show “Ferma VIP” pritet të vijë me një kast surprizues dhe emra që kanë ngjallur kureshtje të madhe te publiku. Burime për ZoneVip bëjnë me dije se mes konkurrentëve do të jenë figura të njohura të artit, kulturës dhe showbiz-it shqiptar.
Nga poetja ikonë Mimoza Ahmeti, aktori Romir Zalla, këngëtari Aleksander Gjoka modelja Fabjola Elezaj e deri te partneri i këngëtares së njohur Elhaida Dani, Ledian Agalliaj lista përfshin personazhe që pritet të sjellin dinamika të forta, debate dhe histori interesante brenda fermës.
Edicioni i ri nën drejtimin e Arbana Osmanit premton surpriza, përplasje karakteresh dhe rrëfime të papritura, duke e kthyer “Ferma VIP” në një nga formatet më të komentuara të sezonit.
EKSKLUZIVE / Nga Mimoza Ahmeti tek partneri i Elhaida Danit, ZoneVip ju zbulon disa nga konkurrentët e “Ferma VIP”