Egli Tako pas koncerteve duket se ka nisur pushimet e vetme. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory.
Egli shkruan se pushimet e saj nuk shkuan siç e kishte pritur duke zbuluar se kishte humbur për rreth 3 orë e vetme në malet e Malit të Zi. Ish-banorja e Big Brother Vip tregon se gjatë humbjes në mal ka përjetuar për disa sekonta aritmi duke shtuar se nuk dëshiron të shikojë më mal me sy pë 5 vitet e ardhshme.
Në fund Egli e mbyll postimin me një mesazh: Nëse më jep siguri, jam e jotja përgjithmonë! Për kë e ka vallë?
“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”, shkruan Egli në postimin e saj të parë.“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta patur kujtim njerëzit e dashur në rast se nuk e gjëja rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot”, vijon këngëtarja.“Sirena arriti në det sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Vdes për tokën. Më jep siguri kur i kam këmbët në tokë. Nëse më jep siguri, jam e jotja përgjithmonë. Kujdes rrugës bebushaaa”.