Sezoni i ri televiziv ka sjellë jo vetëm rubrika të reja por edhe moderatore. E teksa po zbulohen të gjitha risite e këtij sezoni supriza padyshim mbetet kalimi i Eglit nga muzika dhe koncertet tek moderimi i një emisioni për fëmijë në Top Channel.
Së fundmi Egli ka postuar në Instastory një foto me të gjitha moderatoret të cilat janë pjesë e ‘E Diell’ e ajo që bie në sy është mungesa e Xhenetës. Xheneta në këtë sezon nuk është shfaqur në asnjë spot deri më tani duke konfirmuar në heshtje largimin e saj.
Nuk dihet akoma nëse arsyet e largimit janë përballja me Eglin në të njëjtin program të së dielës apo të tjera, por këto mbeten për tu parë në ditët në vijim.
Por gjithë kjo nuk ka kaluar pa thumba nga Xheneta në rrjete sociale ku ka postuar disa foto dhe krahas tyre shkruan: Vendi im nuk është i zënë.
Duket se shtatori do të jetë i ‘nxehtë’ e një ‘luftë’ e vërtetë për ‘fron’ mes Eglit dhe Xhanetes…!
