Viti i ri 2026, nis i përgjakshëm në vendin tonë. Tashmë duket se është bërë traditë që në një vend me një mijë probleme si Shqipëria, dhe festat të kthehen në mort. Mesditën e kësaj të premteje, Llogora Xhebro, 50 vjeç dhunoi barbarisht për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebro.
Kjo e fundit mbërriti në urgjencë me shenja dhune në trup, ndërsa raportohet se në duart e bluzave të bardha ajo kishte mbërritur pa shenja jete.
Pasi kishte lënë gruan të dhunuar barbarisht, fatkeqësisht të vdekur në duart e mjekëve, 50-vjeçari ka shkuar në banesë dhe është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë. Sipas deshmive të para të familjarëve, çifti kishte dy muaj nën tension, ndërsa kishin nisur dhe procedurat e divorcit. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, të cilët ende nuk dihet nëse kanë qenë apo jo në banesë në kohën që ndodhi krimi makabër.
Kjo ngjarje, tregon qartë depresionin e madh të shoqërisë tonë, ku gratë dhunohen barbarisht dhe vriten nëse duan të ndahen nga dhunuesi. Në fund të ditës faji mbetet gjithmonë i gruas, prandaj mos u habisni nëse dëgjoni në orët në vijim se ajo nuk ishte grua e denjë apo teori të ndryshme konspirative në lidhje me moralin e saj.
Jemi një shoqëri në depresion të thellë, një shoqëri që ndikohemi nga çdokush, një shoqëri që nuk mban më, nuk pranon realitetin dhe si zgjidhje ka dhunën dhe plumbin. Ky vit nisi i përgjakshëm dhe fatkeqësisht do vijojë i tillë. Në të tillë vend jemi katandisur, ku të vrasësh gruan është normë morali dhe tregon sa burrë je. Sose sot ishte viktimë e dhunës, e një burri që burrërinë e merr me sa fort e dhunon gruan dhe del burrë më i mirë i katundit nëse dhe e vret.
Nëse një marëdhënie nuk funksion, gjëja më e mirë është ndarja dhe secili të vijojë jetën e tij, kjo duhet të kthehet në një gjë normale në çdo marëdhënie, por që të arrijmë deri këtu, duhet të fillojmë të edukojmë veten dhe brezat që do të vijnë pas nesh.
Vrasja nuk është zgjidhje, sot dy fëmijë mbeten jetim dhe akoma më e rëndë është fakti se babai u vrau nënën dhe më pas veten… kjo nuk është Shqipëria që duhet, por fatkeqësisht është ajo që meritojmë pasi gjithçka nis nga edukimi dhe sjellja jonë. Ngushëllime familjes…/ZoneVip