Spotet e para për sezonin e ri televiziv në ekranin e Top Channel kanë zbuluar se emisioni ‘Procesi Sportiv’ do të vijë me ndryshime.

Krah Ed Manushit ku jemi mësuar të shikojmë bukuroshen Alesia Bami, këtë sezon do të jemi nën shoqërinë e Françeska Rustemit.

Alesia po vijon të ndajë me ndjekësit e saj momente nga pushimet që si duket nuk ka ndërmend që ti mbyllë edhe për disa ditë.

Akoma nuk është bërë e ditur se ku do ta shikojmë Alesian pse jo mund edhe të shfaqet në ekran si banore e Big Brother Vip

POSTIMI I FRANÇESKA RUSTEM

Me emocion dhe krenari dua të ndaj me ju lajmin se këtë sezon do të jem pjesë e @procesisportiv.official si moderatore, krah @edmanushi 🤍✨
Ky është një kapitull i ri dhe një sfidë e bukur për mua, ku pasioni për televizionin bashkohet me energjinë e sportit.
Faleminderit gjithë atyre që më kanë mbështetur në çdo hap të rrugës sime 🙏 Shpresoj të më ndiqni çdo të hënë dhe ta shijojmë këtë udhëtim së bashku ⚽️🎥
Le të fillojë sezoni!

 

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *