Padyshim, Big Brother është formati që të vë përballë “egërsisë” së komenteve në rrjete sociale. Tema më e nxehtë e këtyre ditëve në komente janë bërë aknet e Stelinës, e cila në Prime-in e kaluar u bë banore e Big Brother VIP Albania.

Koha ka treguar se vajzat e guximshme që bëhen pjesë e reality show-ve shpesh gjykohen pa mëshirë në rrjete sociale: herë për peshën, herë për format trupore apo ndërhyrjet estetike, herë për sjelljen, e së fundmi… edhe për aknet.

Ironike është mënyra si funksionon kjo shoqëri:

kur një vajzë flet për jetën e saj dhe thotë se nuk ka qenë e lidhur, gjykohet me “Uaa, e ndershme? Kushedi sa ka pasur!”; kur një vajzë pranon se ka pasur njohje apo raporte, etiketohet si e përdalë;

kur shfaqet e bukur, quhet “e bërë”; kur shfaqet “ujë e sapun”, me akne apo pa grim, shpërthejnë komentet: “Uaa, na trembi”.

Në thelb, problemi i kësaj shoqërie nuk është femra me akne, me forma apo pa forma. Problemi është dështimi ynë për t’u emancipuar si shoqëri. Problemi është mungesa e empatisë.

Aknet nuk janë aspak turp. Turpi i vërtetë janë ata persona që janë të mbushur me “akne” në shpirt dhe i shfaqin ato publikisht në formën më të shëmtuar të mundshme: gjuhën e urrejtjes./ZoneVip

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *