Enxhi Nasufi ka reaguar ashpër përmes një postimi në InstaStory, ku ka kritikuar pjesëmarrjen masive në koncertin e Kanye West. Në mesazhin e saj, ajo shpreh pakënaqësinë për atë që e konsideron mungesë të ndërgjegjësimit qytetar, duke theksuar se për koncertin janë paguar 4 milionë euro nga fondi i emergjencës nga qeveria.
“Po mirë, më falni, po pak respekt keni për veten? 4 milionë e ca euro nga lekët e emergjencës dhe ju hidheni për Kanye? Mos u mërzisni kur ju thonë dele pastaj…”, shkruan ajo ndër të tjera.
Në fund të reagimit, Nasufi përcjell edhe një mesazh të fortë: “E kur të madhërishmit t’ju vënë këmbën në fyt me forcë, mos bëni zë. Ssst!”
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin e ndjekësve mes atyre që e mbështesin dhe atyre që nuk pajtohen me qëndrimin e saj.

Screenshot
Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *