Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të rikthehen së shpejti në ekran. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë ZoneVip.
Sipas këtyre burimeve, Arbana dhe Eduarti do të marrin drejtimin e formatit “Ferma VIP”.

Edhe pse përgatitjet janë ende në fazat e para, Arbana Osmani është e konfirmuar si moderatore e spektaklit, ndërsa Eduart Grishaj do të jetë në rolin e regjisorit.

“Ferma VIP” pritet të startojë në muajin mars dhe do të transmetohet me prime dy herë në javë. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet rivaliteti për shikueshmëri dhe spektakël mes Arbanës dhe Ledionit, në një sezon që pritet të jetë mjaft konkurrues për publikun./ZoneVip

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *