Spektakli, “Big Brother VIP Albania”, po bëhet gati për të hapur dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për herë të pestë. Teksa sezoni i ri pritet të nisë në muajt e ardhshëm, me shumë mundësi para dhjetorit, zërat për pjesëmarrësit e mundshëm kanë filluar të qarkullojnë me ritme të shpejta në rrjetet sociale dhe median rozë.Lista përfshin emra nga sfera të ndryshme të showbiz-it, duke përfshirë këngëtarë, aktorë, modele dhe fytyra tashmë të njohura nga spektakle të mëparshme.

Edhe pse Top Channel ende nuk ka konfirmuar asnjë pjesëmarrës zyrtarisht, në qarkullim janë disa emra që përfliten si konkurrentë potencialë. Mes tyre përmenden:

Lore, Hilda Kertalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha dhe Renee Reffo, figura që kanë tërhequr vëmendje në fusha të ndryshme

“Big Brother VIP Albania 5” vjen pas suksesit të madh të katër sezoneve të mëparshme, të cilat kanë thyer rekorde shikueshmërie dhe kanë prodhuar momente që kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut.

Kujtojm se kjo listë është e pa konfirmuar, janë emra të personazheve që po qarkullojnë në rrjete sociale.Ke nga personazhet e njohur do donit që të ishte pjesë e këtij edicioni?

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *