Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë të bëhen gati për emocione të reja. Pas tre edicionesh të suksesshme që kanë mbërthyer vëmendjen e publikut, tashmë përgatitjet për sezonin e katërt janë në kulmin e tyre.
Këtë e kanë bërë të ditur Olsa Muhametit dhe Alaudin Hamiti përmes postimeve në rrjete sociale. Dyshja kanë zbuluar se shtëpia e këtij sezoni do të jetë krejtësisht e re. E rimodeluar dhe e përshtatur deri në detaj, ajo do të sjellë surpriza të mëdha jo vetëm për banorët, por edhe për shikuesit që e ndjekin çdo moment.
Në vetëm pak vite, BBVK është shndërruar në një nga programet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon këtë e tregojnë edhe shifrat e publikuara ditën e sotme nga Olsa dhe Alaudini. Producentja dhe moderatori duket se sfidën këtë sezon e kanë që të thyajnë rekordet e vitit të shkuar.
Nuk dim nëse kjo ishte vetëm një sfidë me veten apo dhe një ‘thumb’ dhe sfidë e drejtëpërdrejtë me Big Brother Vip Albania. Kjo mbetet për tu parë në nisjen e sezonit për të dy spektaklet.