Moderatorja e njohur Orinda Huta po përjeton një moment të vështirë, pas ndarjes nga jeta të babait së saj të dashur. Lajmin e ka ndarë vetë në rrjete sociale, përmes dy fotove prekëse dhe një mesazhi emocional që ka prekur ndjekësit.

Orinda ka postuar disa foto duke treguar kujtimin e saj të fundit me të.

“Kërcimi ynë i fundit babo”, shkruan ajo krah fotove ku i ati e mban nga duart dhe më pas i është mbështetur në kraharor.

Ndërsa në postimin për ndarjen nga jeta të babait të saj Orinda ka prekur të gjithë me fjalët dedikuar tij: Me zemër të thyer lajmërojmë se, babai ynë Isuf Huta ndërroi jetë qetësisht më 5 korrik. Ne kemi qenë të bekuar nga prezenca e tij në jetë dhe do mbesë gjithmonë në kujtimet tona.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *