Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Sarah Berisha dhe Dj PM, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një detaji që ka nxitur spekulime mbi një ndarje të mundshme mes tyre.Ditën e djeshme, Dj PM festoi ditëlindjen, një ngjarje që zakonisht ka marrë vëmendje nga fansat dhe jo vetëm. Megjithatë, këtë herë, ndjekësit vunë re mungesën e një urimi nga Sarah në rrjetet sociale, detaj i cili u interpretua nga shumë si një sinjal i një krize në marrëdhënien e tyre.
Por, Sara duket se ka zgjedhur një mënyrë më të heshtur – por jo të rastësishme – për të dhënë një sinjal.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo ka përdorur një këngë të DJ PM si sfond muzikor.
Edhe pse në dukje një detaj i vogël, në një realitet ku muzika dhe përzgjedhja e saj shpesh interpretohen si gjuhë emocionale, kjo zgjedhje u lexua nga shumë si një mesazh i koduar: marrëdhënia vazhdon, pavarësisht mungesës së gjesteve publike.
Zgjedhja për të mos e bërë çdo moment publik mund të jetë një formë e re qetësie në çift, larg syve dhe komenteve të tepërta.
Duket se dashuria nuk ka gjithmonë nevojë për story e postime – ndonjëherë mjafton një këngë për të thënë gjithçka.