I shkëputur totalishtë nga jeta publike por edhe nga publikimi i projekteve të reja muzikore, çdo sekuencë ku mund të shfaqet Flori Mumajesi përbën interes për adhuruesit e artit të tij.
Ka qenë festa e organizuar për ditëlindjen e mikut të tij më të mirë, Klajdi Haruni që ka rikthyer në pak sekonta Flori Mumajesin në rrjete sociale.
Flori u shfaq në festën e ditëlindjes së Klajdit krah tij dhe bebushes Hea.
Por fansat mbeten akoma në pritje të rikthimit të Florit me hiti siç vetëm ai di të prodhojë.