Influencerja Sara Hoxha feston sot 33-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje Sarën e gjen me ndryshime në jetën personale dhe me arsye më shumë për të festuar. Blogerja ka vendosur që bashkë me disa miq të saj të ngushtë të presë ditëlindjen e saj në Siçili.
Por vëmendjen e ka marrë edhe prania e Erik Fullanit si pjesë e festës. Duket se Eriku dhe Sara kanë vendosur të mos fshihen më, por të shfaqen me pushime, evente dhe së fundmi në ditëlindjen e influenceres krah njëri-tjetrit.
Foto nga i njëjti vend kanë konfirmuar edhe një herë se dyshja po shijon momentet me njëri-tjetrin. Si duket ditëlindja e parë si çifti për Sarën dhe Erikun s’mund të ishte më e bukur dhe më romantike se kaq.