Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër ndaj një komenti të një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram.

Komenti provokues: Sa ndjekës i ke blerë?

Duket se ky koment nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Xhenetës, e cila zgjodhi të përgjigjet publikisht.

Po gjete vetëm një që e kam blerë, ta fal krejt Instagramin tim -shkroi modelja, duke e bërë të qartë se ndjekësit e saj janë të fituar në mënyrë organike.

Deklarata e saj e prerë është përshëndetur nga shumë fansa, të cilët e kanë përgëzuar për qasjen e sinqertë dhe për vendosmërinë për të mbrojtur imazhin e saj publik.

Nuk është hera e parë që Xheneta përballet me akuza apo dyshime në rrjete sociale, por ajo ka treguar se është gjithmonë gati të mbrojë veten dhe karrierën e saj.

Përveç modelingut, Xheneta po sfidon veten edhe në fushën e aktrimit, pasi ka nisur xhirimet për një serial të ri.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *