Kurorëzohet bukuroshja e vitit, Miss Shqipëria 2025 shpallet në një mbrëmje magjike nën qiellin e hapur.
Nën dritat vezulluese dhe atmosferën e veçantë të amfiteatrit të Liqenit në Tiranë, u mbajt nata finale e spektaklit “Miss Shqipëria 2025”, një mbrëmje që festoi bukurinë, elegancën dhe talentin e vajzave shqiptare.
Pas një gare plot emocione, sfida dhe paraqitje spektakolare, Klea Llagonia i dorëzon kurorën e më të bukurës së Shqipërisë Valentina Gegpr

Më poshtë janë disa nga çmimet e fituara gjatë mbrëmjes gala të “Miss Shqipëria 2025”

Miss Shqipëria 2025: VALENTINA GEGPRIFTI

Shoqëruese e Parë: KLEA THACI

Shoqëruese e Dytë: LAORA PEKA
Përveç çmimeve kombëtare, u shpallën edhe përfaqësueset që do të mbajnë flamurin shqiptar në skenat më të rëndësishme të bukurisë në botë. Titujt ndërkombëtarë u fituan nga:
Miss Earth Albania 2025: KLEJA SULEJMANI
Miss International Albania 2025: GLEDIA PREKA
Miss Supranational Albania 2026: NATALIA LALAJ
Spektakli i sivjetshëm solli jo vetëm shkëlqim dhe bukuri, por edhe një mesazh të fortë për fuqizimin e vajzave dhe promovimin e vlerave shqiptare në arenën ndërkombëtare. Një natë për t’u mbajtur mend, ku natyra dhe arti u ndërthurën në mënyrë perfekte.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *