Më 18 shtator, shënohet një vit nga ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, ka kujtuar të shoqin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë që i ka lënë ky vit.
Ajo shkruan se këto 12 muaj i janë dukur një përjetësi, duke treguar dhimbjen e humbjes së një njeriu të dashur.
Postimi i plotë:
1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!