Pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku duket se ka mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij personale. Aktori dhe moderatori ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një dedikim simbolik dhe mjaft domethënës, i shënuar edhe përmes një tatuazhi të ri.
Emri “Ejona”, i shoqëruar me frazën “trëndafil në kohë lufte” dhe një datë specifike, ka ngritur aludime për një lidhje të re dhe një histori dashurie që ka lindur në një periudhë të vështirë personale.
Në foton e postuar nga aktori në Instastory shikohet edhe dora e një vajze e cila e mban dorën e Besit.

Edhe pse Besi nuk ka bërë ende një deklaratë publike për identitetin e partneres, mesazhi i zgjedhur dhe foto flet qartë për ndjenja të forta, mbështetje dhe rilindje emocionale.
Ky dedikim shihet nga ndjekësit si një shenjë se Bes Kallaku ka lënë pas të shkuarën dhe po ecën përpara.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *