Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër ndaj një komenti të një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e akuzoi se kishte blerë ndjekës në Instagram.
Komenti provokues: Sa ndjekës i ke blerë?
Duket se ky koment nuk i ka shpëtuar vëmendjes së Xhenetës, e cila zgjodhi të përgjigjet publikisht.
Po gjete vetëm një që e kam blerë, ta fal krejt Instagramin tim -shkroi modelja, duke e bërë të qartë se ndjekësit e saj janë të fituar në mënyrë organike.
Deklarata e saj e prerë është përshëndetur nga shumë fansa, të cilët e kanë përgëzuar për qasjen e sinqertë dhe për vendosmërinë për të mbrojtur imazhin e saj publik.
Nuk është hera e parë që Xheneta përballet me akuza apo dyshime në rrjete sociale, por ajo ka treguar se është gjithmonë gati të mbrojë veten dhe karrierën e saj.
Përveç modelingut, Xheneta po sfidon veten edhe në fushën e aktrimit, pasi ka nisur xhirimet për një serial të ri.