Ajo që nisi si një ceremoni simbolike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, po merr tjetër drejtim jashtë saj. Klodi dhe Elijona, të zgjedhur për të realizuar “dasmën” në kuadër të lojës, po bëhen sërish kryefjalë.

Në promon e “Post Big Brother”, dyshja shfaqen me unazat e vendosura gjatë ceremonisë brenda shtëpisë, duke ngritur dyshime se raporti i tyre mund të mos ketë përfunduar me mbylljen e spektaklit. Më e forta? Klodi pranon hapur se Elijona i ka pëlqyer, duke e bërë deklaratën publikisht.

Reagimi i Elijonës nuk mungon — me humor ajo shprehet se ndihet e çliruar tani që e vërteta u tha para të gjithëve.

Po shohim fillimin e një romance të re jashtë lojës?

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *