Ditën e djeshme, pamjet e një sherri të regjistruar pranë një hoteli në Dhërmi, kanë tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme, duke krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.
Sipas burimeve të JOQ pjesë e sherrit kanë qenë Den dhe Kejn Selimllari, nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, dhe nipin i Lefter Kokës.
Por këtyre aludimeve dy djemtë e Valbona Selimllarit kanë vendosur tu japin përgjigje indirekte. Deni dhe Kejn kanë postuar prej dy ditësh në rrjetet e tyre sociale momente nga pushimet në Mykonos. Ndërsa ditën e djeshme kur dhe video e sherrit bëri bujë në rrjete sociale dy të rinjtë kanë postuar video në Instastory teksa tregojnë që po shijojnë pushimet jashtë Shqipërisë.