Një video nga takimi mes Joz Markut dhe Stresit po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në video Stresi shfaqet duke puthur në faqe Jozin duke lën pas përplasjet mes tyre që nga periudha e Big Brother Vip.
Ky moment teksa Stresi puth Jozin pas kërkesës së tij është kthyer në meme në rrjete sociale teksa është një ndër videot më të klikuar.
Sigurisht, një zhvillim i tillë që la të habitur shumëkë nuk i ka shpëtuar Gjestit.
Ky i fundit ka ndërmarrë një veprim mbi situatën që flet shumë.
Ai ka vendosur ta heqë Stresin nga lista e personave që i ndjek në Instagram, veprim të cilin e kishte bërë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë shkas nga përkrahja e zjarrtë që Stresi i jepte atij në rrjete sociale e në intervista. Ndërsa Stresi vazhdon të ndjek Gjestin në rrjete sociale.