Presidenti Donald Trump u bë gjysh për herë të 11-të të enjten, ndërsa vajza e tij, Tiffany Trump, mirëpriti në jetë një djalë.
“Mirë se erdhe në botë djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam pa masë! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!”-shkruan Tiffany Trump të enjten në rrjetet sociale teksa ka postuar edhe një foto të këmbës së vogël të djalit të saj.

Ky është fëmija i parë i 31-vjeçares Tiffany Trump me bashkëshortin e saj Michael Boulos, 27 vjeç. Çifti u martua në nëntor 2022 në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
Donald Trump njoftoi shtatzëninë e Tiffany-t gjatë një fjalimi më 24 tetor, duke e quajtur vajzën e tij më të vogël, të cilën e ka me ish-gruan e tij Maria Maples, një “grua të re shumë të jashtëzakonshme”.
«Ajo do të ketë një fëmijë. Kjo është mirë», tha Donald për Tiffany-n.