Danja Koka ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Krajën, ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe për marrëdhënien që ka me ish-banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP”.

Modelja ka zbuluar se e ka lënë që të takohet me Rozana Radin dhe Gerta Gixharin. Ndërkohë ishte takuar me Krisa Çaushin dhe e ‘takon me shumë qejf se është vajzë solare’.

Pjesë nga intervista:

Na ke surprizuar pak se zakonisht ish-banorët i shohim me njëri-tjetrin, kurse ty nuk të kemi parë në shoqërinë e ndonjë ish-banori. Mban ndonjë miqësi ose ke ndonjë mik të afërt?

Faleminderit që më pyete sepse mesa di unë mbase janë mbledhur, por unë nuk jam natyra t’ju bëj telefon njerëzve se ‘jam këtu’. Di të them se kur ne kemi rastisur nëpër intervista apo dalje televizive, është kjo ‘hej më ka marrë malli, do të takohemi’, por nuk është se ka patur.

Mendon se xhelozojnë?

Unë di të them këtë tjetrën që secili ka kësmetin e vet. Që do të thotë nëse unë po bëj diçka sado e vogël apo e madhe të jetë ajo, që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme për të qenë me këmbë në tokë, si do të jetë ti ke kësmetin tënd. Unë nuk e kam për gjë që të mos të komplimentoj apo të mos them sa bukur, sa mirë shkoi. Fjalët pas shpine i kam bezdi.

Fansat janë kuriozë të dinë se si i ke marrëdhëniet me Aldon, Eglin, me Gertën dhe Rozanën?

Me Rozanën kam rastisur dhe e kemi lënë të takohemi, me Gertën po ashtu. Krisën e kam takuar dhe e takoj me shumë qejf se është vajzë solare. Pastaj pjesa tjetër, nuk jam bërë në fakt.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *