Modelja e njohur Arbenita Ismaili ka ndarë një moment të ëmbël dhe krenarie në rrjete sociale, duke publikuar një foto të vajzës së saj, Ninës, e cila ka përfunduar me sukses vitin parashkollor.
Por, më shumë se vetë arritja e Ninës, vëmendjen e mori një detaj i papritur: mbiemri që Nina mbante ishte “Ismaili”.
Ky ndryshim ka ndezur menjëherë reagime, pasi tregon qartë se Arbenita ka hequr mbiemrin e babait, Shabani, dhe i ka dhënë vajzës mbiemrin e saj.
Veprim ky që tregon se Arbenita nuk do as mbiemrin e Feros për vajzën e tyre.
Ndërkohë, Fero nuk po qëndron në heshtje. Ai po vijon betejën në gjykatë për të fituar kujdestarinë e vajzës së tij.