Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij Rinor Mjekiqi janë dorëzuar dje në Polici, pas disa ditësh në arrati, në lidhje me një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025 në Kosovë.

Sipas “Sinjali”, burime bëjnë me dije se dy vëllezërit janë paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Obiliq, rreth orës 15:00 të ditës së martë, ku janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës.

Ngjarja lidhet me një përleshje fizike, gjatë së cilës ka mbetur i lënduar rëndë një person, i identifikuar si Egzon Grajqevci.

Pas marrjes në pyetje dhe kryerjes së procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ende nuk dihen detaje të plota rreth motivit të konfliktit, ndërsa hetimet janë në vijim.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *