Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, reagimet nga ish-banorët nuk kanë munguar.

Një ndër më të komentuarat është këngëtarja Big Mama, e cila për herë të parë ka folur hapur për finalen, duke ngritur dyshime mbi ndershmërinë e saj.

E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, Big Mama nuk i kurseu kritikat ndaj produksionit dhe la të kuptohej se rezultati ishte i paracaktuar dhe i planifikuar paraprakisht. Ajo tha me sinqeritet:

“Për mua fituesi ka qenë Roni dhe jam shumë me fat që e kam fituar atë. Pse unë s’kam fituar, është e ditur dhe është kot të flasësh, sepse ju e dini që flas pa doreza. Ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. Unë nuk jam hipokrite si disa të tjerë, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë nuk shes trupin as për spektakël, as për lekë, as për asgjë,” u shpreh ish-fermerja.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *