Moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të në mënyrën më të veçantë dhe emocionale. Në këtë ditë të veçantë, Marina ka zgjedhur të surprizojë fansat e saj duke postuar portretin e vajzës së saj Marget një moment që prej kohësh pritej nga ndjekësit e moderatores.
Marina ka postuar një video në Instagram ndërsa ndodhen përballë tortës që mban numrat “35” bashkë me Margetin.
“Ja si e nisëm ditën ne të dyja”- ka shkruar Marina.
Por jo më pak vëmendje ka marrë dhe dedikimi i Getoarit për bashkëshorten e tij duke e uruar me fjalët më të ëmbla.#
Getoari ka postuar në Instagram një video të Marinës duke shijuar detin dhe krahas saj shkruan: Shumë urime për gruan dhe nënën më të mrekullueshme që njoh, dashurinë e jetës.❤️ @marina_vjollca
Gëzuar ditëlindjen!
Kjo ditëlindje duket se Marinën e ka gjetur të përkëdhelur nga dashuria, por edhe sukseset në biznes.