Reperi i njohur Noizy është liruar nga paraburgimi.

Ai ka reaguar në rrjete sociale pas lirimit të tij.

Përmes një postimi në Instagram, artisti u kërkoi ndjesë ndaj fansave të tij në Zvicër, të cilëve iu desh të përballen me mungesën e tij në koncertin e së shtunës.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane,” – shkruan Noizy, duke shtuar se personi përgjegjës do të përballet me pasojat ligjore që parashikon ligji zviceran.

Megjithatë, reperi qetëson ndjekësit duke konfirmuar se gjithçka është tashmë pas krahëve:

 “Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. Mama ja dola,” përfundon Noizy me fjalët në postimin e tij.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *