E ftuar në emisionin e Mira Kazhanit, Armina Mevlani solli një rrëfim të sinqertë dhe pa filtra mbi trupin, zgjedhjet personale dhe vendimin për të ngrirë vezët.
“Unë kam marrë vendimin që do bëj ngrirjen e vezëve, dhe sigurisht ka procedura, parapërgatitje gjëra të tjera. Jam pro kësaj gjëje.Unë kam vendosur vetë që të pres deri në njëfarë periudhe, se kam shijuar shumë jetën, jetën në çift. Të dy e shijuam sepse fëmija është një përgjegjësi shumë e madhe
duhet bërë shumë mirë. Duhet t’i dedikosh kohë. Unë nuk kam qenë asnjëherë pro të paturit një fëmijë dhe ta lësh me dadon apo prindërit por t’i dedikohesh plotësisht.
Jam njëri që i bëj gjërat me dedikim total dhe normalisht me kohën fillon piqesh dhe e kërkon atë gjë. Ngrirjen e vezëve e shikoj si një proces shumë normal që ty të bën që në të ardhmen kur ti do të kesh një fëmijë mund të duash ta kesh dhe 40 vjeç dhe 38 apo 45 të kesh lirinë për ta bërë këtë gjë”-shprehet Armina