Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të marte është ankoruar jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Jahti do të furnizohet me 250 000 litra karburant, i cili është pothuajse falas falë politikave të Ramës, dhe me pas do të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci.

Siç dihet, jahtet e tilla ndalojnë në Shqipëri pasi furnizohen me naftë 50 lekë litri, pa akcizë, ndërkohë që shqiptarët me rroga minimale e paguajnë me 180 lekë litrin.

Vlera e jahtit Andromeda arrin në 250 milionë dollarë, ku vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë.

Miliarderi Juri Borisovich, pronar i këtij superjahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *