Melinda Ademi i thotë PO dashurisë! Këngëtarja suprizon fansat e saj, pas disa javësh mungesë në rrjete sociale ajo është rikthyer me një lajm për ndjekësit e saj.

Melinda ka zbuluar përmes fotove dhe videove në rrjete sociale se ka marrë një propozim romantik nga partneri i saj Garanit Muhaxheri.

Në një postim emocionues në Instagram, Melinda publikoi foton ku shihet unaza e fejesës, ndërsa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”.

Ndërsa në një tjetër postim Melinda shkruan: “Thashë po! Zemra ime është plot, të dua Granit Muhaxheri”

Çifti, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre, tashmë ka bërë hapin e madh drejt kurorëzimit të dashurisë.

Melinda dhe Graniti duke se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre largë vëmendjes mediatike. Epo ky lajm e justifikon plotësisht mungesën e Melindës në rrjete sociale dhe koncerte.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *