Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ai tregoi për herë të parë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke pranuar se e ndjeu se ishte momenti për të mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Pjesë nga intervista:

Pse je shkëputur nga bota e televizionit?

Mendoj se unë jam shumë elastik në transformimin e këtij personazhit tim, ta vendos në industri të ndryshme. Dhe mendoj që koha ime për atë show që unë bëja, nga “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, pra ‘late night show’, e pashë që isha në rënie. E di kur është momenti më i mirë për ta mbyllur një bisedë me dikë? Kur gjithçka po funksionon, në ‘peek state’, kur jemi të gjithë duke qeshur, ti thua ‘natën, ika unë’. Dhe ngelet një shenjë, ngelet një ndjenjë, sa bukur ia kalova…

A është një ndjenjë që të mashtron televizioni?

Televizioni është një mashtrim i madh.

Të mungon televizioni?

Nuk më mungon me thënë të vërtetën. Kur e realizon veten në forma të tjera, ndihesh i përmbushur dhe nuk ndjen më mungesën e ekranit.

Mendon të rikthehesh?

Më kanë ardhur disa oferta, televizione të ndryshme. I kam falënderuar, por nuk më kanë bindur. Nëse do të vinte një projekt ndryshe, sfidues, do ta pranoja me kënaqësi.

Si të duket bota e televizionit sot?

Televizioni është në vuajtje të madhe tani. Telefoni dhe rrjetet sociale e kanë fituar luftën me kohë.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *