Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave se është në një romancë me këngëtaren Semi Jaupaj.
Në një intervistë të fundit, ai ka sqaruar se mes tyre ka vetëm një miqësi të mirë dhe asgjë më shumë.
“Më kanë dërguar disa lajme. Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej,” tha Lumbardhi, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.
Zërat për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin pas disa shfaqjeve të përbashkëta në rrjete sociale, ku dyshja u panë pranë njëri-tjetrit mjaft te afert, por sipas Lumbardhit, gjithçka është thjesht miqësi.